U shpall gjendje e krizës 30-ditore në Maqedoninë e Veriut, pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut i vlerësoi serioze kërcënimet që vijnë nga zjarret aktive në vend.
“Vendim për gjendje krize për shkak zjarrit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Si rezultat i valës së të nxehtit dhe gjendjes me zjarret, Qeveria mori disa vendime”, njoftoi Qeveria.
Në këtë periudhë, Policia e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhojë punonjës të policisë që do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve. Në gjendje gatishmërie duhet të jenë edhe punonjësit shëndetësor. Në bazë të nevojës, Ministria e Financave duhet të sigurojë mjete shtesë financiare në këtë drejtim.
Qeveria ka kërkuar nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave dhe Ndërmarrja Publike “Pyjet shtetërore” që të vlerësojnë nëse është nevoja që të ndërpritet qarkullimi i njerëzve nëpër disa pyje.
Në këtë seancë u vlerësua nevoja që Qeveria të propozojë deri te Presidenti angazhimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së në menaxhimi ne gjendjes së krizës.