Qeveria e SHBA kërkon vullnetarë për të vrarë bizonët në Kenionin e Madh (Foto)

    Foto: Lirim Shabani

    Mediat amerikane pasqyronin sot me ironi një njoftim të qeverisë sipas të cilit kërkoheshin “njerëz për të masakruar” bizonët e parkut kombëtar të Kenionit të Madh.

    Në fakt shërbimet e parkut kombëtar kanë nxjerrë njoftimin për “individë me eksperiencë për heqjen e bizonëve”, teksa qeveria kërkon vullnetarë për të ndihmuar në vrasjen e qindra kafshëve të egra bovine në veri të Arizonas.

    “Reduktimi i masës së tufave të bizonëve do të ndihmojë në ruajtjen e ekosistemit, të burimeve dhe vlerave të parkut”, njoftonte agjencia.

    Në fund vetëm rreth dymbëdhjetë “gjuetarë” do të zgjidhen për fushatën e përgjakshme që nis në shtator, thonin zyrtarët.

    Në njoftim shtohej se “preferohet që kandidatët të mos kenë precedentë penalë, të jenë fizikisht të aftë, të kenë çertifikatë të armëve të zjarrit dhe të mund të kalojnë testin e aftësive të shënjestrës”.

    Aty shtohej se vrasësit e bizonëve duhet të jenë të pajisur me armët e tyre.

    “Duke parë numrat e mëdhenj, shpërndarjen e tyre dhe rritjen e pritur të numrave në North Rim, agjencia është e shqetësuar për pasojat në burimet e parkut si uji, bimësia, dheu, pikat arkeologjike që ndikojnë në vlerat e parkut për vizitorët,” shkruanin autoritetet, duke shtuar se reduktimi i numrave është në përputhje me direktivat mjedisore të parkut të vitit 2017.

    Agjencia kërkon të reduktojë numrat nga rreth 600 në 200 bufalo.

    Bizonët amerikanë thuajse u zhdukën në shekullin e 19-të prej gjuetisë së pakontrolluar.

    Lajmi Paraprak

    Luftanije ruse në Mesdhe dhe Afrikë / Deklarata nga zyrtari i shërbimeve amerikane të inteligjencës

    Lajmi i rradhës

    Kroacia regjistron rënien më të madhe demografike në histori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë