Qeveria është e paaftë për të menaxhuar me krizën energjetike

    “Qeveria zbrazi hidro-rezervuarët në verë dhe shiti energji të lirë, në kohën kur rryma thyen rekorde për të importuar rrymë të shtrenjtë. Humbja është dhjetëfishuar”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

    “Qeveria në vend që të gërmojë për thëngjill ka bërë tenderë të panevojshëm në TEC dhe tani po vjedh rrymë nga Europa dhe po paguan gjoba në miliona euro.

    Kur vendet në mbarë botën dhe rajonin po punonin për furnizimin me gaz, qeveria nuk lëvizte asnjë gisht. Tani si pasojë ka njoftim për rritje të çmimit të ngrohjes.

    Qeveria është e paaftë për të menaxhuar sektorin energjetik”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Publikimi i pagave për punëtorët, Rama: Prokuroria të hetoj rastin

    Lajmi i rradhës

    Lodhja prindërore burim stresi për fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë