Qeveria hesht për tenderin e kompanisë “EPTISA”

    Qeveria akoma nuk ka një arsyetim mbi argumentet e Ministrisë së Financave e cila kërkoi largimin e kompanisë “EPTISA” nga e ashtuquajtura lista e zezë e kompanive me të cilat nuk guxojnë të bashkëpunojnë institucionet dhe komunat në projekte me vlerë prej mbi 1 milion euro.

    Televizioni Alsat pret për dy ditë me radhë përgjigjen e qeverisë për të mësuar se cilat janë arsyet të cilat bënë që ekzekutivi të ndryshon vendimin e 24 nëntorit të vitit 2020 dhe ta abrogon të njëjtin për t’i mundësuar kompanisë “EPTISA” që ajo sot të jetë pjesë e kompanive mbikëqyrëse të punimeve në Korridorin 8 dhe 10-d i cili do të ndërtohet nga konzorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”.

    Vendimi i sjellë në mbledhjen e Qeverisë më 9 shkurt 2021 nuk jep asnjë arsye pse “EPTISA” duhet të zhbllokohet për tenderë me vlerë mbi 1 milion euro. “Qeveria vendosi që pika nga seanca e 24 e mbajtur më 24 nëntor të vitit 2020 e cila thotë: “Të gjitha institucionet shtetërore dhe komunat të cilat realizojnë investime kapitale mbi 1.000.000 euro të mos angazhojnë kompaninë EPTISA për arsye jo etike, jo ligjore dhe të papërgjegjshme në mbikëqyrjen e fazës së parë të punimeve në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Belakovce”, TË ABROGOHET”, thuhet në Vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 44 e mbajtur më 09.02.2021, pika 49. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Premtim i ri për përfundimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë!

    Lajmi i rradhës

    Buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë me 33 denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë