Qeveria merr vendim: 7 ditë zie në gjithë territorin e RMV-së

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Qeveria e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht pas djegies së diskotekës në Koçan.

    Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë, pas ngjarjes tragjike në komunën e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën ndërsa 155 persona morën lëndimet të rënda, qeveria mori vendim për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.

    “Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.

    Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, ndër të arrestuarit për tragjedinë në Koçan

    Lajmi i rradhës

    Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë