Qeveria ngrin çmimin e drurit dhe peletëve

    Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për përcaktimin e çmimit më të lartë të tregtisë me pakicë të drurit për ngrohje dhe peletëve.

    Sipas vendimit, çmimi më i lartë i drurit përcaktohet deri në 4.500 denar për metër kub, përkatësisht deri në 6.429 denarë për metër kub.

    Çmimi më i lartë i peletëve përcaktohet 27 denarë për kilogram. Në çmim është përfshirë edhe TVSH-ja dhe transporti.

    Çmime më të larta të përcaktuara do të zbatohen deri në 31 dhjetor. Qeveria mori vendim edhe për shfuqizimin e vendimit për ngrirjen e marzhës për drurin e ngrohjes dhe peletëve prej 10 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Bizneset kërkojnë punëtorë! Vëzhgim në rrugën mes kryeqytetit

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen dy të rejat që sulmuan fizikisht të moshuarën në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë