Qeveria nuk e ka ndërmend të ndërmarrë masa për rritjen e çmimeve

    Inflacioni nga dita në ditë thellohet, por Qeveria akoma vlerëson se është herët të merren masa konkrete, me arsyetimin se ato mund të kenë ndikim negativ psikologjik. Për momentin, nuk ka ngrirje të çmimeve, sepse dallimi në fund duhet të paguhet nga arka e shtetit, thotë kryeministri Zaev.

    Rritja mesatare e çmimit të rrymës në vetë produktet është 5,6%. Ndonjëherë dimë që momentin psikologjik ta imponojmë aq fuqishëm, që vetvetiu do të krijojë spiralë për rritjen e çmimeve”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

    Zaev thotë se, nëse kriza energjetike thellohet, një pjesë e qytetarëve dhe kompanitë do të mund të marrin ndihmë shtetërore. Mund të bëhet edhe rishikimi i buxhetit.

    Kemi në dispozicion mes 50 dhe 150 milionë euro. Bëhet fjalë për shuma të majme. Nuk besoj që do të duhet të përdorim dhjetëshe prej tyre ose 15-20 përqind, por për këtë do të tregojë koha”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

    Autoritetet me dhjetëra herë theksuan se çmimi i rrymës për amvisëritë është i sigurt deri në Vitin e Ri, po askush nuk mund të parashikojë si do të lëvizë çmimi në bursa nga muaji janar. Shkak për këtë është se krizë energjetikë ka në tërë Evropën.

    Është shumë herët të flasim se çfarë do të bëhet nga janari sepse gjërat ndryshojnë si në shirit filmi…”, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

    Pamje më konkrete për atë se çfarë do të ndodh në të ardhmen, nga KRRE presin në muajin dhjetor kur MEPSO dhe Elektro- distribucioni do t’i shpallin tenderët e tyre për furnizimin e humbjeve të rrymës.

    Përndryshe, sot Qeveria promovoi se një kompani gjermane do të ndërtojë central me erë prej 415 megavat në rrugën Kumanovë-Nagoriçan të Vjetër-Kriva Pallankë. Sipas paralajmërimeve, centrali me erë do të fillojë me prodhim të rrymës për të paktën gjashtë vite. Paraprakisht këto ditë, ekspertët në bisedë për Alsat e akuzuan pushtetin se nuk investon mjaftueshëm në kapacitete të reja energjetike. Qeverisë nuk i pëlqen ideja e ekonomistëve për t’u rritur rezervat e gazit natyror. Por, një gjë është e sigurt, dy- tre faturat e radhës për kompanitë do të jenë dyfish më të larta. Si pasojë, mund të ketë rritje të çmimit të produkteve të tyre. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Relaksimi i situatës në mesin e qytetarëve, ka vështirësuar punën e mjekëve

    Lajmi i rradhës

    Pesë ditë furnizim me energji elektrike, Shqipërisë i kushtuan 7.5 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë