Qeveria thotë se po angazhohet për BE, opozita: agjenda europiane është varrosur

    Përplasje për rrugën evropiane të vendit në Komisionin kuvendor për çështje evropiane. Qeveria thotë se mbetet e përkushtuar për integrimin e shpejtë të vendit në familjen evropiane. Por për opozitën, agjenda evropiane është varrosur.

    “Procesi eurointegrues bashkë me rritjen evropiane janë një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë. Në atë drejtim, dua të theksoj se jemi të përkushtuar në përshpejtimin e proceseve reformuese dhe me atë edhe realizimin e agjendës sonë evropiane”, tha Viktorija Trajkov, zëvendësministre e Çështjeve Evropiane.

    “Agjenda reformuese të cilën e përmendi zëvendësministrja, praktikisht është e varrosur në vend, asgjë atje nuk lëviz. Mund të ju them se deri në qershor të vitit 2025 duhet të miratohen rreth 20 ligje, ndërsa asnjë prej tyre nuk është në procedurë kuvendore”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

    Ndonëse me vonesë prej dy muaj e gjysmë, ambasadori Polonisë në vend, Mariush Brimora, i prezantoi prioritetet për kryesimin e Polonisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, deri në qershor 2025. Ambasadori, vuri theks se prioritet do të jetë siguria në kontest të ndodhive në Ukrainë, ndërkaq shprehu mbështetje për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast, deputeti i partisë e Majta, Rexhep Ismail, i dha vërejtje ambasadorit. Pavarësisht faktit që Rusia e ka shpallur vend armik Maqedoninë e Veriut, Ismail me fjalorin e Moskës e paralajmëroi ambasadorin që në Kuvend të mbajë qëndrim neutral për atë nëse Rusia është ose jo agresor.

    “Retorikën tuaj rusofobe mund ta përdorni me kolegët tuaj në Qeveri, pasi atje qëndrimi është i unifikuar. Këtu në Kuvend ju lutem të shfrytëzoni retorikë e cila është neutrale. Ne nuk pajtohemi se Rusia është agresor, por të kundërtën, operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë është domosdoshmëri që të ndalohet pushtimi i neofashizmit”, u shpreh Rexhep Ismail, deputet i partisë E Majta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kontrollet në rrugët e Tetovës, shumë pak rezultat

    Lajmi i rradhës

    Taravari: nuk është në rregull nëse pengon emri i kompanisë që fitoi tenderin për parkingun ‘Nënë Tereza’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë