Bullgaria lehtëson masat kundër Covid-19 për qytetarët e RMV-së

    Pos Kosovës dhe Greqisë, edhe Bullgaria lehtësoi masat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Nuk nevojitet test PCR negativ për të udhëtuar në Bullgari, siç ishte deri më tani. Vaksina apo vërtetimi për shërim nga Covid, mbeten në fuqi.

    • Posedimin e certifikatës që dëshmon marrjen e dy ose tre dozave të vaksinës kundër Kovid19.
    • Vërtetim që personi e ka kaluar Kovidin apo test PCR negative ose antigjen test negative.

    Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtat rregulla të cilat janë në fuqi nga 6 shtatori e të cilat detyrojnë që çdo person i cili futet në shtetin shqiptarë të posedojë.

    • Dëshmi për imunizim kundër Kovid19, por te kenë kaluar të paktën 2 javë nga dita e marrjes së dozës së dytë.
    • Test negative PCR jo më të vjetër se 72 orë apo test antigjen jo më të vjetër se 48 orë.
    • Dëshmi se personi e ka kaluar Kovidin, dokumenti të jetë I vlefshëm deri në 6 muaj pas kalimit të sëmundje”.

    Sa i përket shtetit serb, ministria e Jashtme njofton se për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë në Serbi, nuk ekziston asnjë lloj kufizimi. Kufizime ka vetëm në rast se shtetasit tanë hyjnë në Serbi nga shtetet tjera të botës për të cilat Serbia ka kufizime të ndryshme.

    Së fundmi, Kovid protokollet për shtetasit tanë I kanë ndryshuar edhe disa shtete të Evropës. Norvegjia ka hequr kufizimet e hyrjes për qytetarët tanë, por ende vazhdon të kërkojë plotësimin e formularit të regjistrimit përpara se të hyjnë në Norvegji si dhe paraqitjen e detyrueshme të një testi PCR negativ të bërë 24 orë përpara hyrjes në Norvegji, nëse personi është më i vjetër se 18 vjeç dhe nuk ka certifikatë të vlefshme vaksinimi ose ka kaluar Covid-19.

    Irlanda po ashtu ka lehtësuar masat për shtetasit e vendit tonë. Udhëtarët që nisen drejt Irlandës me certifikatë vaksinimi apo me dëshmi që tregon se e kanë kaluar sëmundjen 6 muaj më parë, nuk ka nevojë për test negativ.

    Udhëtarët konsiderohen të vaksinuar derisa e kanë kaluar pragun dy javor nga marrja e dozës së dytë. Ndërkaq për të hyrë në shtetet e Evropës, Komisioni Evropian muaj më parë miratoi rregullativë e cila detyron të gjithë udhëtarët të cilët kanë kaluar 9 muaj që nga marrja e dozës së dytë, të posedojnë test negative PCR apo t’i nënshtrohen karantinës derisa pas 9 muajsh nuk e kanë pranuar dozën e tretë booster. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Plagoset një person gjatë një përleshje fizike për një vend parkimi në Kodrën e Diellit!

    Lajmi i rradhës

    Lagjja e vilave në Kodrën e Diellit, me probleme të shumta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë