Qeveria vendosi kufizime mbi marzhat në tregtinë me pakicë dhe shumicë

    Qeveria vendosi të kufizojë marzhat në tregtinë me pakicë për 10 përqind dhe me të njëjtën përqindje në tregtinë me shumicë. Kufizimi i marzhës do të zgjasë deri më 30 prill. Do të përfshihen produktet ushqimore bazë, detergjentet dhe ushqimi për fëmijë, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva pasdite në konferencë për media tha se një vendim i tillë është marrë në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili tregon se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzh tek produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 përqind marzha në produktet e higjienës personale. Tek importuesit dhe distributorët janë vendosur marzhe më të larta, të cilat shkojnë madje edhe deri 50 për qind.

    “Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që të propozojë masën e ardhshme, Vendim për kufizimin e marzhës me 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe 10 për qind në tregtinë me shumicë për produktet ushqimore bazë, të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme, por, e njëjta të plotësohet edhe me produkte higjienike, si detergjentet, si dhe me ushqim për foshnja dhe produkte të tjera jo ushqimore, për të cilat është vërejtur një marzhë shumë e lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Presim që të përfshihen mbi 100 grupe produktesh” tha Miteva.

    Qeveria u rekomandon të gjitha marketeve të fillojnë procedurën për publikimin transparent të çmimeve të të gjitha produkteve dhe përditësimin e tyre në baza ditore.

    Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar edhe Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, të cilin e udhëheqin personat të cilët i plotësojnë kushtet që në afat të kenë ulje të faturës së energjisë elektrike për energjinë e shfrytëzuar për një mijë denarë në afat prej 12 muajsh.

    Lajmi Paraprak

    Shabani do ta padisë drejtoreshën dhe ministrin Limani — çerdhja në Dobërdoll vazhdon të jetë e mbyllur

    Lajmi i rradhës

    Trump uron Vuçiqin në përvjetorin e shtetësisë: mezi pres të forcojmë partneritetin tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë