Qeveria vendosi që katër shkolla në RMV një javë të ndjekin mësimin onlajn

    Ministria për Arsim dhe Shkencë ka vendosur që katër shkolla të ndjekin mësimin onlajn për shkak ndotjes së ajrit që erdhi nga zjarri në Trubarevë.

    “Mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociç” dhe “Naum Naumovski Borçe” në komunën e Gazi Babës, nga e hëna prej 15 shtatorit  deri të premten më 19 shtator, do të realizohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online”, njoftoi Ministria, pas vendimit të Qeverisë në seancën urgjente.

    Në natën e fundit me ndihmën të shpejtë janë kryer 13 intervenime në Trubarevë, ashtu që një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji, ndërsa një person tjetër I palëvizshëm është dërguar në një vendbanim tjetër.

    Ndryshe, kohëve të fundit, janë raportuar zjarre edhe në shumë deponi, si në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë. E gjithë kjo kulmoi me zjarrin në Trubarevë. , i cili filloi të shtunën, ndërsa u shua plotësisht të hënën.

    Mjekët në vend paralajmërojnë se pasojat në shëndetin e njeriut nga toksinat që shkaktohen nga djegia ose tymi i deponive janë të mëdha. Kjo situatë mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe zemrës, si dhe anemi.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedi e përgjakshme në Veles

    Lajmi i rradhës

    MASh fajin e hedh te drejtorët e shkollave: sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë