QMB “Mollëkuqja”: Të ndalojë gjuha seksiste dhe e urrejtjes ndaj kandidateve gra në këto zgjedhje lokale

    Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” ka reaguar sot në lidhje me gjuhën seksiste dhe të urrejtjes ndaj kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit. Ata thonë se gjuha e urrejtjes dhe seksiste e cila synon të nëpërkëmbë dinjitetin e grave në politikë duhet të ndalojë, përcjell Nistori.

    “Përdorimi i kësaj gjuhe ishte prezent edhe sot në protestën e organizuar në Tetovë. “Mollëkuqja” beson fortë se gjuha e urrejtjes dhe seksiste e cila synon të nëpërkëmbë dinjitetin e grave në politikë duhet të ndalojë, ndërkaq ftojmë institucionet relevante që të ndërmarrin masat konkrete në mënyrë që kjo retorikë të mos “normalizohet” ashtu si deri sot janë normalizuar shumë veprime të pahijshme në vendin tonë.

    Gjuha seksiste dhe e urrejtjes ndaj grave në politikë rrezikon seriozisht që të frikësojë dhe të ndalojë përfshirjen në politikë të vajzave dhe grave të cilat janë të interesuara. Për këtë, bëjmë thirrje që qytetarët, partitë politike si dhe i gjithë opinioni i gjerë në Maqedoninë e Veriut të jenë të kujdesshëm me gjuhën të cilën e përdorin ndaj grave”, deklarohen nga “Mollëkuqja”.

    “Mollëkuqja” bën thirrje që të gjithë palët e përfshira në këtë proces, të reflektojnë disiplinë si dhe të zhvillojnë një fushatë zgjedhore ku do të mbizotërojë demokracia dhe paqja, si dhe ku do të respektohen vlerat e shtetit të së drejtës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet Blerim Ahmeti, organizatori i protestave në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Kujdesi që duhet të tregoni kur blini ushqime në konserva

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë