QMK: Ka filluar mënjanimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e mbrëmshme

    Po punohet në mënjanimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e mbrëmshme që kapluan komunën e Vinicës, Dollnenit dhe Tetovës. Në Vinicë janë përmbytur mbi 60 objekte, atje tanimë është larguar uji nga objektet e banimit. Për momentin po punohet në infrastrukturën e hapësirës urbane të qytetit, sipas parashikimeve edhe këto sanime pritet të përfundojnë gjatë ditës, në rast se nuk do të ketë reshje të reja, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

    Nga QMK gjithashtu njoftojnë se në orët e hershme të mëngjesit kishte probleme në fshatin Gjermë të Komunës së Tetovës, ku nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut është rrëzuar murri i një shtëpie dhe disa makina janë bllokuar. Banorët kërkojnë që orgnet kompetente menjëherë të ndërmarrin masa.

    Lajmi Paraprak

    Dialogu Kosovë-Serbi | Blinken do t’i thërrasë Kurtin dhe Vuçiqin

    Lajmi i rradhës

    Mblidhet Shtabi Lokal i Krizës në Tetovë, shqyrton gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë