Qoku: Osmani përpara se ta vizitojë Ukrainën, bën mirë që ta vizitojë veriun e Kosovës

    Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Bekim Qoku ka reaguar në lidhje me vizitën që kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po e bën në Ukrainë. Qoku thotë se Osmani do të duhej të vizitonte edhe veriun e Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë, përcjell Nistori.

    “Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së, organizatës për siguri e bashkëpunim, para se të shkojë në Ukrainë për herë të dytë a të tretë, para se të flasë për vatra konflikti gjetkë, të shkojë e vizitojë veriun e Kosovës, të takojë ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ta ngrejë si shqetësim sjelljen e Serbisë agresore dhe terroriste në rajon, ta kritikojë rolin destabilizues të Vuçiqit.

    Dhe jo si shqiptar, se kjo u pa më, por ta kryejë detyrën si kryesues i OSBE-së. Bujar Osmani, politikan që ka dalë nga një parti që ka marrë vota shqiptare, përpara se të kritikojë bashkëpunimet e KM Kurti me partitë shqiptare, mirë do ishte që, së bashku me partinë e tij, të reflektonte për bashkëpunimin e dyshimtë që ka partia e tij për përkrahjen që i jep nismës serbe të Vuçiqit – Ballkani i Hapur, si eufemizëm i Botës Serbe, e cila ka për synim aneksimin e veriut të Kosovës, shpopullimin e Luginës së Preshevës, dhe asimilimin e popullatës së Sanxhakut”, ka shkruar Qoku në FB.

    Sipas Qokut, Osmani, bën mirë të mos shqetësohet për bashkëpunimet ndërshqiptare, sepse kjo i bën mirë shqiptarëve dhe rajonit, por të linjëzohet me shqetësimin e shqiptarëve lidhur me bashkëpunimet e disa individëve dhe partive shqiptare me Vuçiqin dhe politikat serbëmëdha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në pritje të epilogut për skandalin në Onkologji

    Lajmi i rradhës

    Dy mjekët shqiptarë padisin Google, Asllani: Po diskriminon gjuhën shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë