Qumështi, mielli dhe buka janë më të lira në Gjermani se në Maqedoni

    Çmimet e ushqimeve bazë në Gjermani janë më të lira apo të njëjta si në Maqedoni, njofton Republika.mk, duke thënë se çmimet i kanë kontrolluar në vend. “Republika” ka kontrolluar çmimet në vend. Nuk do të komentojmë produktet që mund të quhen luks, edhe pse janë më të përballueshme se këtu, por do t’i qëndrojmë të përditshmeve, përcjell Nistori.

    Çmimi i bukës varion nga një euro deri në 1.30. Ka edhe më të shtrenjta, por janë bukët që piqen në furrat e bukës në markete vetë.

    Djathi, i cili është bërë i paarritshëm për shumë familje në Maqedoni, është mesatarisht 8 euro për kilogram. Një pulë e paketuar e gatshme për pjekje kushton 4.29 euro, përcjell Nistori.

    Pavarësisht luftës në Ukrainë, ku Gjermania merr grurin e saj, mielli kushton 0,69 për kilogram ose pesë euro për një paketë pesë kilogramësh.

    Ajo që është vërtet më e shtrenjtë në Gjermani se RMV janë perimet dhe frutat. Si shembull do të themi se gjysmë kilogrami domate kushton 1.6 euro. Edhe vaji i lulediellit ka një çmim që varion nga 3 deri në 4 euro në varësi të prodhuesit. Me gjithë këto çmime, vlen të theksohet se paga minimale në Gjermani është 1200 euro, ndaj edhe personat me të ardhura të ulëta mund të mbushin shportën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski kërkon ndihmë nga BE-ja për krizën energjetike

    Lajmi i rradhës

    Rrjetet sociale, Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë