Qyçuk: Çelësi për tejkalimin e kontestit përmbahet në pakon 4+1

    Deri te Samiti i BE-së që duhet të mbahet në qershor mbeten edhe 3 muaj, por nuk ka asnjë paralajmërim se mund të arrihet zgjidhje me Bullgarinë për ta debllokuar procesin e eurointegrimit të Maqedonisë në BE.

    Nga ministri i jashtëm Bujar Osmani gjithnjë e pak mund të dëgjohen paralajmërime për datë të mundshme për fillimin e negociatave. Ai këto ditë tha se me Bullgarinë ende ka çështje të hapura ndërsa sot tha se nuk do të lejojë që të tejkalohen linjat e kuqe për fillimin e negociatave.

    “Nëse dikush ka menduar se ne duhej t’i tejkalojmë linjta tona të kuqe me qëllim që dikush të jetë i kënaqur me marrjen e datës, ky nuk është qëndrimi ynë. Dikush tjetër mund ta bëjë këtë, por ne do t’u përmbahemi pozitave tona të Kuvendit, më të rëndësishme janë parimet se sa një ditë më herët apo më vonë. Ka dinamikë të mirë, ja para disa ditësh në Sofje u mbajt grupi i punës 3 për integrimet evropiane, së shpejti do të takohet edhe grupi për çështje ekonomike, kështu që duhet ta mbajmë këtë dinamikë”, tha Osmani.

    Eurodeputeti bullgar Ilhan Qyçuk mendon se moment i rëndësishëm për fillimin e negociatave janë marrëdhëniet bilaterale dhe se nga pakoja 4+1, çelësi është në numër 1.

    “Në këtë situatë bëhet fjalë vetëm që të plotësohen disa kritere. Nga këto kriteret Maqedonia e ka plotësuar pjesën më të madhe. Momenti i rëndësishëm për fillimin e negociatave janë marrëdhëniet bilaterale. Ka format pragmatik 4+1 që duhet të shqyrtohet me shumë kujdes. Siç kam folur çdo herë, çelësi është në numrin 1 – se si të garantohen të drejtat e bullgarëve, si dhe të drejtat e kroatëve, malazezëve”.

    Kreu i opozitares, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Kanal 5” deklaroi se Maqedonia meriton të marrë datë për hapje të negociatave. Lidhur me deklaratën e përfaqësuesit të lartë për Punë të Jashtme të BE-së, Zhozep Borell, i cili tha se nuk mund të premtojë se do të çelen negociatat, Mickoski me qëndrim se bëhet fjalë edhe për një lëshim pe nga ana e BE-së.

    “Kërkoj solidarizim në nivel politik. Ky popull me gjithçka që bëri për Evropën meriton t’i çelë negociatat. Të mos jetë objekt i nënvlerësimeve shtesë, shantazheve dhe nënçmimeve shtesë. Unë do të isha i kënaqur po të kisha dëgjuar nga z.Borell – ja ju premtojmë se në suaza të BE-së bujqit tuaj do të mund t’i plasojnë produktet e tyre. Le të tregojnë se në qershor do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare dhe se më në fund negociatat do të hapen, pa asnjë shantazh, pa asnjë marrëveshje. Le të thonë se më të fund do të fillojmë të negociojmë”.

    Ndryshe, Borell gjatë vizitës së tij tha se nuk mund të premtojë se Maqedonia së shpejti do t’i nisë bisedimet me BE, por shtoi se ka vullnet për këtë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët: Masat e qeverisë kundër krizës, sa për të mbijetuar familjet dhe bizneset

    Lajmi i rradhës

    Trençevska: Nga shtatori edhe çerdhet do të funksionojnë me ditarë elektronik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë