Qytetarët braktisin Shkupin për pushimet e 1 majit!

    “Edhe një tjetër fundjavë e zgjatur zbraz rrugët e kryeqytetit. Bulevardi mbrapa meje e që në ditë të zakonshme është ndër më të frekuentuarit, sot duket pothuajse bosh”, raporton Alsat.

    Bosh duket edhe Çarshia e vjetër, ndërsa edhe ata pak njerëz që shihen rrugëve, numri më i madh i tyre ishin turistë.

    Duket se për festën e 1 majit qytetarët kanë vendosur të largohen nga vendi për pushime 4 ditore. Këtë e dëshmojnë radhët e gjata të pritjeve nëpër të gjitha pikat kufitare të vendit.

    Qytetarët me mendime të ndara për numrin e madh të festave dhe shprehinë  që ato të lidhen me fundjavat.

    “Deri sot, prej më herët ka qenë 1-2 maji, festat tjera janë jo të hijshme, se shumë po bëhen festa dhe po mbesin pa punë, ashtu edhe ashtu edhe papunësia e madhe dhe nuk kanë, mezi presin të ketë festa që të humbin kohën e punës… Lidhen vikendet, lidhen festat, lidhen krejt, brenda muajit 10 ditë punë si bën, 20 ditë nëpër vikende”, tha një qytetar.

    “Është mirë, mirë është le të pushojnë pak edhe njerëzit, duhet të pushojnë. Mendoj se /do ditë në punë, të paktën të kenë pak liri… Mendoj se gjithmonë ka qenë kështu, gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur si traditë”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Kush ka në rregull është, kush nuk ka mjeri ai…Festa festë, mbyllur është, shkon zyrat nuk punojnë, u krye muhabeti, shkon pas festës, i nxjerr dokumentet e juaja”, theksoi një qytetar.

    Sipas ligjit të festave, për të gjithë qytetarët e shtetit ka 11 festa shtetërore, për qytetarët e besimit ortodoks 5 ditë, për qytetarët  besimit katolik 3 festa fetare, për myslimanët 1, si dhe nga 1 ditë feste kombëtare për shqiptarët, serbët, romët, vllehët, hebrenjtë, boshnjakët dhe turqit.

    Lajmi Paraprak

    Një person futet në oborrin e çerdhes “Vesëza” në Çair dhe vjedh bredhat e mbjella

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë