Qytetarët dalin nga tregjet e qytetit me duar bosh

    Qytetarët dalin nga tregjet e gjelbra të qytetit me duar bosh ose me produkte të caktuara, pavarësisht se me vete kanë torba tregu të mëdha. Të anketuarit thanë se çmimet e larta të shumë prodhimeve i detyrojnë ata të heqin dorë nga shumë produkte ushqimore dhe blejnë vetëm ato elementare.

    “Bleva pak gjëra, shumë shtrenjtë janë. Gjithçka është shtrenjtë, domatet dhe specat, gjithçka. Ishin më lirë, tash shumë janë shtrenjtuar”, u shpreh një qytetare.

    “Çmimet katastrofale. Çdo send, çdo send për jetën e përditshme që duhet të blihet është i shtrenjtë. Blen atë që mund ta blesh, atë që nuk mundesh nuk e blen, Disa gjëra duhet t’i shkurtosh”, tha një qytetar.

    “Blejmë të domosdoshmen, sigurisht ushqimi patjetër të blihet”, u shpreh një qytetare.

    po pësojnë humbje për çdo ditë duke bërë që shumë prej pronarëve të tezgave të heqin dorë nga ky profesion.

    “Nuk mundesh t’i mbulosh harxhimet. Nëse fillon dhe shkon në minus e kam patjetër ta lë. Çmimete ne janë të njëjtat edhe pse ka pas rritje dy-tre herë të çmimeve, ta shohim deri ku mund të shkojmë me këto çmime. Është dobësuar shitja, nuk ka shitje”, deklaroi një shitës.

    Përveç produkteve në treg, rritje e sërishme prej 8 deri në 10% është vërejtur te mielli dhe prodhimet e bukës. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 është rritur me 8,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve katering ose ushqimeve me porosi në korrik 2022 është rritur me 4,2 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Rritje është vërejtur te ushqimet me 6.4 për qind dhe Akomodimet me 0.2 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në korrik 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur me 15,9 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mjekët rekomandojnë për mbrojtje nga i nxehti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë