Qytetarët e Gostivarit: Viti 2023 ishte mbrapshtë

    Banorët e Gostivarit vitin që po e lëmë pas e cilësojnë si të mbrapsht, ku dominuan rritjet e çmimeve, rrogat e dobëta dhe largimi masiv i të rinjve. Në nivel lokal shprehin pakënaqësi për mungesë pastërtie dhe moszgjidhjen e problemit me qentë endacakë. Në vitin 2024 ata kërkojnë nga kreu i Komunës së Gostivarit të fokusohet te infrastruktura, investimet e pastërtia e qytetit.

    “Vit i rëndë ka qenë, vit i mbrapsht, me shumë probleme financiare shëndetësore. Sa i përket kryetarit të komunës nuk jam i kënaqur. Ai është mjek i mirë, s’ka koment, por shiheni qytetin sa papastërti ka”, tha një banor.

    “Ku e di, çka tët them, i mirë ka qenë. Çka kishte komunale u shitën gjitha, s’kanë çka të shesin më, të rinjtë ikën shkuan në Gjermani të gjithë. Punësime duhet të ketë më shumë por ikën të rinjtë të gjithë”, shtoi një tjetër banor.
    Gazetari: Çka duhet të bëj komuna vitin e ardhshëm çka i mungon qytetit?

    “Çka nuk duhet, çka nuk mungon në qytet pyet se për të munguar gjitha i mungojnë, vende pune nuk ka, fabrikat u mbyllën, tjetër s`ka çka do bëj”, tha banori.

    “Mund të them që ishte me mbarësi por edhe me kriza. Po mirë ishte. Komuna ka punuar shumë për qytetarët në krahasim me ato tjerët por duhet edhe më shumë. Duhet të rregullohet komunikacioni, të kemi parqe gjelbërime, vende pune…”, u shpreh një banor tjetër.

    “Duhet të ketë para për komunat më shumë përndryshe si do investoj komuna. Për të rinjtë duhet më shumë vende pune, por dihet si i punësojnë, vetëm partiakisht, duhet të hiqet kjo më të ndryshojë kjo se na ikën të rinjtë krejt”, tha një banore.

    Përderisa banorët nuk janë të kënaqur nga viti 2023, kreu i komunës, Arben Taravari thotë se viti ishte i mbarë dhe me shumë investime.

    “Në politikë asnjëher nuk thua dot se realizohen gjitha premtimet. Por ne si administratë komunale mendojmë se ky vit ka qenë shumë shumë më i suksesshëm se sa viti i kaluar. Por nuk arritëm ti realizojmë gjitha premtimet e dhëna. Vitin e ardhshëm kemi projektin kryesor që e planifikoj e që është realizimi i rrugës Beliçica në Gostivar, që është rrugë ndër më të rëndësishme të komunës sonë”, theksoi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.

    Ndër problemet e shumta në qytetin e Gostivarit, janë ato infrastrukturore që kërkojnë një përkushtim më të madh dhe problemi me qentë endacakë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqetësimet e tetovarëve në vitin 2023: ngritja e çmimeve dhe ulja e standardit jetësor

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, historitë pozitive të 2023-tës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë