Qytetarët e Kubës çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist

    Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. 

    Sipas lajmeve në mediat e rajonit, në qytezën San Antonio de los Banos në largësi prej 33 kilometrash nga kryeqyteti Havana dhe rajonet tjera të vendit, qindra persona organizuan protestë anti-qeveritare.

    Protestuesit reaguan ndaj presidentit Miguel Diaz-Canel duke brohoritur me slogane “Poshtë diktatura”, “Duam liri”.

    Presidenti Diaz-Canel thirrje popullit të mbrojë revolucionet

    Diaz-Canel, duke iu drejtuar popullit nëpërmjet televizionit dhe radios kombëtare, i bëri thirrje popullit të mbrojë revolucionet e Kubës. “Nuk do të dorëzojmë sovranitetin e atdheut, të gjithë revolucionarët i ftojmë të dalin në rrugë për të mbrojtur revolucionin në çdo vend”, tha ai.

    Diaz-Canel akuzoi administratën e SHBA-së për shkaktimin e paqëndrueshmërisë politike në Kubë gjatë pandemisë dhe përçarjen e ekonomisë duke zbatuar një bllokadë.

    Lajmi Paraprak

    Deçan, helmohen nga uji mbi 400 persona

    Lajmi i rradhës

    Ristovski: Nuk jam organizator i dhunës më “27 prill”, Prokuroria nuk ka prova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë