Qytetarët e RMV gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë kartelat pagesore

    Trendi i përdorimit të mëtutjeshëm të përforcuar të kanaleve digjitale për kryerje të pagesës në vend, sidomos nga ana e qytetarëve, si gjatë përdorimit të kartelave pagesore, ashtu edhe gjatë përdorimit të aplikacioneve mobile për inicimin elektronik të transfereve kreditore ose të ashtuquajtura fletëpagesa. Këtë e tregojnë të dhënat nga fusha e statistikës pagesore për tremujorin e parë të vitit 2023, që i publikoi Banka popullore e Maqedonisë së Veriut.

    Siç informojnë nga Banka popullore, në tremujorin e parë të vitit 2023 rritja vjetore e përdorimit të kartelave pagesore në vend për transaksione me para kesh dhe për pagesë të produkteve dhe shërbimeve në vend nga ana e qytetarëve arrin 14.7 për qind tek numri dhe 12 për qind tek vlera e këtyre transaksioneve.

    Rritja e dukshme vjetore prej 16.8 për qind është vërejtur tek përdorimi i kartelave për pagesë të produkteve dhe shërbimeve në vend, gjatë rritjes së përforcuar të pagesave të vendeve fizike të shitjes nga 17.4 për qind, por edhe rritje solide prej 11.1 për qind e pagesës së (internet) vendeve virtuale për shitje.

    Rritje e vjetore është vërejtur edhe tek pagesat e qytetarëve me fletëpagesa, si tek numri i transkasioneve pagesore (6.1 për qind), ashtu edhe tek vlera e transaksioneve të realizuara (3.1 për qind), gjatë përdorimit të mëtutjeshëm të rritur të bankarisë elektronike për inicimin e këtyre pagesave. Numri i fletëpagesave të iniciuara elektronike në tremujorin e parë nga viti 2023 shënon rritje prej 14.5 për qind në bazë vjetore, që është dyfish më shumë nga rritja vjetore në tremujorin e parë të vitit 2022 (7.1 për qind).

    Banka popullore thekson se qytetarët kanë përdorur veçanërisht aplikacionet e telefonisë mobile, me të cilat kanë kryer më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të urdhërpagesave të iniciuara në mënyrë elektronike. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kur duhet t’i ujisni lulet në mëngjes apo në mbrëmje

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që duhet të shmangni që të mos helmoheni gjatë verës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë