“Qytetarët e RMV-së nuk duhet ta shohin strehimin e afganëve si kërcënim për sigurinë e vendit”

    Qytetarët tanë nuk duhet ta shohin strehimin e afganëve në vend si  kërcënim për sigurinë- tha për Alsat Nikolla Dujovski, dekani i Fakultetit të Sigurisë. Ai bëri thirrje që të mos bëhet panik sepse këta janë njerëz që largohen nga Afganistani me forcë dhe për sigurinë e tyre.

    Institucionet, shërbimet, policia dhe institucionet e tjera përgjegjëse, besoj edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të përfshihet në periudhën e ardhshme, nuk do të lejojnë asnjë incident, veçanërisht sepse nuk po flasim për terroristë, njerëz me të kaluar kriminale, përkundrazi, ata janë njerëz që kanë punuar dhe mbështetur botën demokratike perëndimore për të ndërtuar një shoqëri të ndryshme në Afganistan”, tha Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë.

    Lidhur me numrin e afganëve për të cilët Maqedonia mund të kujdeset, edhe pse përkohësisht, Dujovski me qëndrim:

    Kam besim se Qeveria do të bëjë vlerësim të mirë të numrit maksimal të njerëzve nga Afganistani për të cilët mund të strehohen në vendin tonë”, pohoi Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë.

    Përndryshe, Maqedonia ka qenë në një situatë të ngjashme në të kaluarën. Në fillim të viteve 1990, mijëra refugjatë nga lufta në Bosnje u strehuan këtu. Shumica prej tyre shkuan në vende të treta ose u kthyen në atdheun e tyre pas përfundimit të luftës.

    Lajmi Paraprak

    ASHMAA kërkon të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit

    Lajmi i rradhës

    Hotelierët në RMV: Jemi të gatshëm të pranojmë afganë, por vetëm nëse paguhen me çmimet e tregut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë