ASHMAA kërkon të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit

    Lidhur me protestën të organizuar nga një grup qytetarësh të inkurajuar nga masat e reja kundër virusit Korona, të cilat iu drejtuan ofendimeve dhe mesazheve vulgare për gazetarët, Agjencia për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive thekson se ky qëndrim është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe e drejtës publike për t’u informuar.

    Agjencia dënon të gjitha format e poshtërimit dhe ofendimeve verbale ndaj gazetarëve dhe kërkon që të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit, si dhe dinjiteti personal i profesionistëve të medias.

    Në të njëjtën kohë, theksojnë se sigurimi i kushteve për punën e pandërprerë të punonjësve të mediave është një parakusht i domosdoshëm për lirinë e informacionit.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka interesim edhe në afatin e dytë për paraqitjen e regjistruesve të popullsisë

    Lajmi i rradhës

    “Qytetarët e RMV-së nuk duhet ta shohin strehimin e afganëve si kërcënim për sigurinë e vendit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë