Qytetarët e RMV-së paguajnë barna më shtrenjtë se vendet tjera

    Qytetarët ankohen se çmimet e barnave janë bërë të papërballueshme për buxhetin bazë familjar.

    “Unë pi barna për nervozë, për astmë, për zemër, për diabet e gjithçka tjetër, kam bërë katër operacione kjo është jetë e tmerrshme. Mbi 4 mijë denarë shpenzoj në muaj për barna. Sa ju mbeten për ushqim? Asgjë, çfarë mund të na mbetet, unë nuk jam e punësuar, nuk jam pensioniste as 5 minuta skam stazh”, tha një  Qytetare

    “Për Zotin jo shtrenjtë, por tepër shtrenjtë! Nuk të japin udhëzime më veç me recetë, por të gjejnë sa je në gjendje të paguash”, qytetar.

    Barnatoret marrin sa ju duhen, barnat me recetë veç participojmë, kurse ato private janë goxha të shtrenjta”, qytetar. 

    Mendoj se po, janë shtrenjtuar disa lloje kohëve të fundit. Po vështirë është sidomos për ata që paguajnë privatisht barnat janë të shtrenjta”, qytetar

    Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji, ilaçet që u zbriten nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë një vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave.

    Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022”, thonë nga  Ministria e Shëndetësisë

    Nga Agjencia e Barnave “Malmed” thonë se lënda e parë e barnave dhe transporti tyre ka rritur çmimin. Drejtori Lirim Shabani tha se në preparatet para-farmaci ndryshimet janë drastike, por që ligji lejon një treg të tillë liberal të konkurrencës.

    Sa i përket çmimeve do të thosha se kjo industri është më e rregulluara nga gjitha industritë tjera në vendin tonë. Nëse diçka është e rregulluar janë çmimet e barnave. Të gjithë e dinë se çmimet janë të harmonizuara, çmimi i një bari është i njëjtë në çdo farmaci të vendit, të parapërcaktuara me etiketë”, tha  Lirim Shabani, Drejtor i Agjencisë së Barnave “MALMED”

    Qytetarët muajin mars kanë blerë ilaçe më të shtrenjta për 30% të dhjetëra barnave nga lista pozitive. Kjo nuk është rritja e parë që është bërë këtë vit, nga që në janar kishte edhe një rritje tjetër për 20%, thanë farmacistët. Sipas tyre, rritja është bërë vetëm nga prodhuesit farmaceutik të vendit tonë, ndërsa barnat e importuara nga kompanitë e jashtme nuk i kanë lëvizur çmimet e 90% të ilaçeve nga lista bazë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Shik Jellak” mollë sherri! E ka blerë shqiptari apo ende është në pronësi të Daka Davidoviqit?

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët reagojnë për rritjen e çmimeve të produkteve më të nevojshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë