Qytetarët në RMV duan shërbime elektronike

    Analiza e kryer nga “Metamorfosis” tregon se janë rritur pritshmëritë dhe kërkesat nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe qytetarët, në thelb janë në kërkim të shërbimeve elektronike që do t’u mundësojë që më lehtë të kryejnë shërbimet e tyre dhe uljen e ekspozimit të tyre ndaj korrupsionit. Gjatë prezantimit të analizës u theksua edhe mungesa e një qasje strategjike për digjitalizimin e shërbimeve lokale.

    “Shërbimet po modernizohen dhe kjo e bën jetën më të lehtë për qytetarët, por ajo që konkludojmë është se në nivel kombëtar sado pak po zbatohet agjenda digjitale, ndërsa në nivel lokal nevojiten përpjekje më të mëdha, pasi tek ne transformimi digjital është i rëndësishëm. Praktikat tregojnë se ky lloj i transformimit zvogëlon ekonominë gri dhe korrupsionin, ndërkaq rrit transparencën e institucioneve”, theksoi Dance Danillovska-Bajdevska, drejtoresh e “Metamorfosis”.

    Çështja e dokumenteve personale, sipas saj, është shembull i nevojës së madhe për avancimin e digjitalizimit si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

    “Problemi me dhënien e dokumenteve personale është vetëm një shembull që konfirmon indikacionet tona të vazhdueshme për nevojën e zhvillimit strategjik, ligjor dhe administrativ në zbatimin e agjendës digjitale, andaj digjitalizimi është i nevojshëm për ne”, theksoi ajo.

    Sipas saj, shqetësuese ka qenë se edhe pse është vërejtur një përmirësim i lehtë në shërbimet elektronike, qytetarët ende nuk janë të kënaqur me atë që u ofrohen nga komunat, ndërsa gjatë përgatitjes së analizës, komunat janë analizuar në tre kategori, përkatësisht për transparencë dhe llogaridhënie, komunikim dhe kërkesa, leje dhe shërbime tjera.

    Edhe pse komunat janë institucione për shërbime ndaj qytetarëve, një nga konkluzionet e hulumtimit është se një pjesë shumë e vogël e komunave e dëgjojnë zërin e qytetarëve kur zgjedhin ofertën e ardhshme të e-shërbimeve komunale. Komunat më mirë të renditura janë komuna e Kriva Pallankës, Vasilevës, Debarca, Negotina, dhe Manastiri, ndërsa 10 komunat e fundit janë: komuna e Çairit (0.4242), Bogovinës (0.4206), Bosilova (0,4202), Lozova (0.4167), Sopishtës dhe Vrapçishtës (0.3492), Krivogastani (0.3329), Haraçinës (0.2615), Dollneni (0.1702), dhe Demir Hisari (0.0317). Komunat në Maqedoninë e Veriut në mënyrë intensive përdorin rrjetet sociale, kryesisht Facebook-un, por vetëm 44% e komunave ofrojnë mundësi për pyetje drejtuar kryetarit.

    Profesori i Institutit Ekonomik, Zoran Janevski, i cili është edhe autor i analizës, tha se më nuk është temë diskutimi rritja e nivelit të sofistikimit në ofrimin e shërbimeve në nivel qendror apo lokal, por si të arrihet digjitalizimi i plotë.

    “Duhet të pranojmë se ende jemi larg temave dhe problemeve me të cilat po punon bota e zhvilluar, që ende jemi në nivelin e 20 viteve më parë, dhe duhet të punojmë në ngritjen e nivelit të shërbimeve online, sepse kemi shumë pak shërbime në nivelin qendror dhe veçanërisht në atë lokal”, vlerësoi Janevski.

    Nga analiza rezulton se në shërbimet elektronike më pak të përfaqësuara janë kërkesat elektronike për leje mjedisore të integruar B, pra nuk ofrojnë as 77.80% të gjitha komunave, ndërsa vijojnë formularët për raportimin e tatimit në pronë e cila nuk përfaqësohet as 53.1%, dhe mundësia për t’i bërë pyetje kryetarit 44.4%. Janevski thotë se është e nevojshme mbledhja e mendimeve dhe sugjerimeve të qytetarëve për zhvillimin e shërbimeve elektronike të unifikuara, të ardhshme për të gjitha komunat. Derisa në nivel qendror, analiza tregon se është e nevojshme hartimi i një strategjie dhe plani për veprim me e-shërbimet komunale dhe trajtim intensiv i administratës komunale për përvetësimin e aftësive digjitale.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria “po e fsheh të vërtetën” për raportet me ShBA-në

    Lajmi i rradhës

    Import bum i veturave të vjetra në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë