Qytetarët skeptik për integrimet, 31% nuk besojnë se vendi do të anëtarësohet në BE

    Nëse në vitin 2020, 28% e qytetarëve kanë pritur anëtarësim deri në vitin 2025, ndërsa 35% deri në vitin 2030, këtë vit përqindja e tyre është ulur në 21% përkatësisht 31%. Nga ana tjetër, po rritet pesimizmi , kështu që përqindja e atyre që nuk besojnë se vendi do të bëhet ndonjëherë anëtar i BE-së është rritur këtë vit në 31% nga 20% e vitit e kaluar.

    Rritet pesimizmi te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dhe pjesërisht edhe pritjet nga anëtarësimi në BE, pasi vendi edhe pas 16 viteve nga marrja e statusit kandidat nuk arriti ti çelë negociatat për anëtarësim në Union. 21% e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut besojnë se vendi do të bëhet anëtare në BE deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030, dhe për aq nuk besojnë aspak se ndonjëherë do të pranohet në Bashkimin Evropian. Grupi i të anketuarve nga Ballkani Perëndimorë të cilët nuk besojnë se vendi i tyre ndonjëherë do të bëhet anëtare e BE-së, bëhet më i madh çdo vit. Këtë vit, ky numër është 22%. Kështu tregojnë të dhënat nga rezultatet e hulumtimit të fundit “Ballkan Barometar 2021” të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, e themeluar nga BE. Në pyetjen, a mendoni se anëtarësimi në BE do të jetë punë e mirë, punë e keqe, ose as e mirë e as e keqe për ekonominë e juaj, 53% nga të anketuarit nga Maqedonia e Veriut janë përgjigjur se do të jetë punë e mirë, 33% as e mirë e as e keqe, ndërsa 11% janë përgjigjur se do të jetë punë e keqe.

    “Pesimizmi buron nga realiteti, e realiteti është i qartë, raportet mujore tregojnë për një theksim të lartë të korrupsionit administrativ e gjyqësor, një ekonomi të shfrenuar oligarkike dhe një sistem politikë pa sens për të përballuar dhe zgjidhur konjuktura që janë ofruar për të zgjidhur, e që janë nevojë e domosdoshme për rrugëtimin evropian. Kontesti me Bullgarin dhe dërgim në planin e dytë faktorin integrues të vendit tonë edhe nga vetë faktori ndërkombëtar sidomos nga Franca,Austria,Holanda bëjnë edhe më të zbehtë optimizmin tonë, me ndryshimin dhe kriteret e reja për integrim në BE. Gjeneratat e ndryshme në vendin tonë janë rritur mandej dikush edhe ka sakrifikuar për këtë rrugëtim nuk e dimë, mandej dikush edhe ka abuzuar në emër të këtij ideali që realisht për qytetarët tashmë është kthyer një alibi nga një çështje reale. Jam dakord me deklarata e fundit të dy kryeministrave të Shqipërisë dhe vendit tonë që koncentrimi i BE duhet të sakrifikohet për hir të dëshirës së madhe të shumicës së qytetarëve që e duan dhe bëjnë për ta përqafuar favoret dhe mundësit që i ofron BE ,sepse agjendat po ndryshohen dhe emocionet së bashku me energjitë po dërmohen”, ka deklaruar për KOHA, Ariton Rama, politolog.

    Në nivel të gjithë Ballkanit Perëndimorë, 62% nga të anketuarit mbështesin anëtarësim në BE, ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%. Nga të anketuarit nga Maqedonia e Veriut, 21% besojnë se vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030, dhe për aq aspak nuk besojnë se ndonjëherë do të pranohet në BE. Qytetarët e Kosovës janë optimistët më të mëdhenj dhe 30% e të anketuarve besojnë se do të bëhen pjesë e BE-së deri në vitin 2025. Nëse në vitin 2020, 28% e qytetarëve kanë pritur anëtarësim deri në vitin 2025, ndërsa 35% deri në vitin 2030, këtë vit përqindja e tyre është ulur në 21% përkatësisht 31%. Nga ana tjetër, po rritet pesimizmi , kështu që përqindja e atyre që nuk besojnë se vendi do të bëhet anëtar i BE-së është rritur këtë vit në 31% nga 20% e vitit e kaluar. “Kjo rritje e pesimizmit është logjik, duke pasur parasysh bllokadën për fillimin e negociatave nga ana e Bullgarisë, dhe me shumë mundësi edhe vetëdijes më të lartë për papërgatitjen e BE-së për zgjerim”, shprehet Rama.

    Maqedonia e Veriut mori rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian që t’i fillon negociatat aderuese me BE-në në prill të vitit 2018. Negociatat aderuese u prolonguan për shkak të kërkesës së Francës për të miratuar metodologji të re për zgjerim të BE-së. Pas miratimit të metodologjisë së re në shkurt të vitit 2020, integrimet e vendit u bllokuan nga Bullgaria.

    Lajmi Paraprak

    Për tre muaj, 29 vetëvrasje!

    Lajmi i rradhës

    Përgjysmohen martesat me “të huaj”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë