Qytetarëve që u ka kaluar afati i letërnjoftimit do të mund të votojnë në ditën e zgjedhjeve

    Zëvendëskryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Verit, Ditmire Shehu, sqaroi që në kuadër të ndryshimeve të reja të miratuara në KSHZ, qytetarët do të mund të votojnë me letërnjoftime pa afat dhe pasaporta me afat deri 31 dhjetor të këtij viti.

    Në bazë të seancës së 26-të të KSHZ-së, AIM sqaroi që qytetarët do të mund të votojnë me dokumente udhëtimi, por sipas ndryshimeve të Ligjit për dokumente të udhëtimit, vlefshmëria e  dokumentit të udhëtimit do të llogaritet me afat të vlefshmërisë prej 31 korrikut 2020 deri më 31 dhjetor 2021.

    “Një nga ndryshimet është se qytetarët mund të votojnë me letërnjoftim të skaduar, që u ka skaduar nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Shehu, duke sqaruar që një nga ndryshimet e pranuara është edhe futja e qytetarit në Listën zgjedhore, nëse ai nuk gjendet në listë, përkundër se i përmbush kushtet.

    Në ndryshimet e miratuara, puna kryesore bazohet rreth përdorimit dhe menaxhimit me pajisjen e vendvotimit nga ana e kryetarit të Këshillit zgjedhor apo zëvendësit të tij, të cilët do të kenë kartela të posaçme identifikuese të mençura dhe vetëm ata do të jenë të autorizuar për menaxhim me pajisjen për identifikim biometrik. Ata duhet të jenë të pranishëm gjatë tërë ditës së votimit.

    Ndryshe, vetëm 12 ditë para se të fillojë fushata zgjedhore, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 15 shtator ka votuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor. Propozim-ligji është miratuar në procedurë kuvendore. Deputetët e Kuvendit kanë votuar me 78 vota “për” dhe 2 “kundër” dhe 1 “i përmbajtur” për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Në arsyetimin e ligjit theksohet se ndryshimet dalin nga rekomandimet e raportit të fundit të OSBE/ODIHR-së dhe se KSHZ do të duhet të miratojë afate të reja.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Shqiptarët kërkojnë zhvillim ekonomik

    Lajmi i rradhës

    Ministri Nuredini keqpërdori veturën zyrtare për të ardhur në selinë e BDI-së? (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë