Qytetari i kërkon zgjidhje Ramës për banesat tek “5 maji”, Rama: Do t’i merrni metër për metër

    Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në Facebook, në lidhje me banesat në zonën e “5 Majit”, të cilat preken nga projekti për rindërtimin.

    Qytetarët i kërkojnë kryeministrit që të zbatojë ligjin për pronën. Ndërsa Rama i përgjigjet se të gjithë ata që kanë banesa pa leje, do të marrin bonus qiraje dhe më pas do t’u jepet banesa metër për metër, sic e kanë pasur.

    “Ata qe i kane shtëpitë jo sic them une po sic jane, pa leje, do te marrin metër per metër aq sa kane, me ndërtimin e lagjes se re, po lagjen e re do ta ndertojme dhe per kete nuk do lejojme askend te vonoje punen, sepse ka shume familje qe nuk kane zaptuar kurre nje meter toke e meritojne ta kene edhe ato nje shtepi, pasi ua shkaterroi termeti! Dhe e gjitha kjo behet ne zbatim te perpikte te ligjit”, përgigjet Rama.

    Në një tjetër koment Rama shkruan: “Nese e keni fjalen per tek 5 maji, atehere jo, nuk ka asnje kontrate fallso, do merrni bonusin e qerase dhe me pas do merrni meter per meter aq sa keni pasur, ne kushte njeqind here me te mira, ne nje lagje te re, me infrastrukture e me sherbime optimale, prandaj durim dhe besim, sepse po te ishim nga ata qe i leme njerezit rrugeve sot do ishin akoma rrugeve mijera familje qe u preken nga termeti, po sic e keni pare po kthehen dita-dites ne shtepi te reja! Koha shume shpejt do t’i provoje te gjitha këto”.

    Lajmi Paraprak

    Mjekësia e punës me orar dhe kuadër të reduktuar për shkak të pandemisë

    Lajmi i rradhës

    Pse pushteti në Serbi ka frikë nga gjyqi i kriminelit Veljko Belivuk?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë