Qyteti i Shkupit i “mbytur” në borxhe, Arsovska: Projekte do të ketë për të gjitha komunat

    Qyteti është në borxhe, por do të ketë projekte për të gjitha komunat në Shkup, siguron Danella Arsovska. Ajo në një konferencë për media tha se nga 1 janari do të realizohen projektet, për të cilat ka marrëveshje të nënshkruara nga menaxhmenti i mëparshëm. Sot në Këshillin e Qytetit nisi debati për propozim buxhetin për vitin 2022, i cili peshon 102 milionë euro. Para do të ketë edhe për ndotjen e ajrit.

    … Kemi mundësi si kryesi e qytetit, por edhe ju si Këshill komune të veproni për të miratuar një sërë masash plotësuese që do të jenë në drejtim për të ndihmuar në periudhën e ardhshme. Të zgjidhet vërtet problemi i ndotjes së ajrit”- deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Shkupit.

    Vitin e ardhshëm është paralajmëruar projekt për transport falas, por ai do të jetë i vlefshëm në ditë të caktuara dhe për kategori të caktuar të qytetarëve. Rreth 390 mijë euro do të ndahen nga buxheti i qytetit për subvencione për blerjen e inverterëve dhe rreth 240 mijë euro do të përdoren për të subvencionuar blerjen e transportit ekologjik , siç janë skuterë elektrikë dhe biçikleta. Nuk dihet nëse kushtet e aplikimit do të jenë të njëjta si më parë.

    “Nuk i di shumat individuale si është për një amvisëri dhe këtë e rregullon Qyteti i Shkupit. Por, shuma e përgjithshme është rritur”- pohoi Stefan Andonovski këshilltar i VMRO-DPMNE-së.

    Ndërkohë këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Marija Andonova kërkoi të anulohet vendimi për kthimin e emrave të vjetër të rrugëve. Kjo do të thotë që këshilltarët përsëri do të diskutojnë nëse do të ndryshohen emrat e rrugëve si “Leninova”, “Vodnjanska”, “Meksiçka” dhe disa rrugë të tjera që i miratoi administrata e kaluar e Qytetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Edhe Tetova nuk është e kursyer nga problemi me ndotjen e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Bislimovski: Do të ketë rritje të çmimit të rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë