Qyteti më me diell në Europë

    Nëse dëshironi të keni një pushim të garantuar me diell, mund ta gjeni në Spanjë, konkretisht në Málaga

    Qyteti ndodhet përgjatë Costa del Sol në Spanjë, që do të thotë “bregu i diellit”.

    Málaga është shpallur vendi më me diell në Evropë, sipas faqes së internetit të World Weather Forecast, shkruan Travel and leisure.

    Ky qytet në bregdetin e Spanjës zë vendin e parë falë një mesatareje prej 280.2 orëve me diell në muaj, që do të thotë më shumë se 3.000 orë me diell në vit.

    Edhe dy qytete të tjera spanjolle janë në krye të listës.

    Alicante, një qytet port disa orë me makinë në veri përgjatë bregut, doli i dyti me 280.0 orë diell në muaj, i ndjekur nga Murcia, një tjetër qytet bregdetar spanjoll në jug të Alicante, në vendin e tretë me 277.7 orë mesatare me diell në muaj.

    Listës i janë bashkuar Catania në Sicili, Sevilja dhe Kordoba gjithashtu në Spanjë, pastaj Marseja, Madridi, Zaragoza. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut

    Lajmi i rradhës

    “Paga minimale të përcaktohet në bazë reale, rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë