Radev: Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën europiane të RMV-së

    Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.

    Sipas Rumen Radev, ambicia e deklaruar e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE është një mundësi për të zgjeruar hapësirën e bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe në këtë mënyrë të forcohet stabiliteti i rajonit.

    Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta bëjë këtë.

    “Maqedonia të fillojë zbatimin real të Konsensusit Evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të RMV-së, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të inkorporuara në kuadrin e negociatave, tha presidenti bullgar në takim”, tha Radev.

    Lajmi Paraprak

    Njohjet që s’i erdhën kurrë – Kush ia mbylli dyert Kosovës?

    Lajmi i rradhës

    Taravari: VLEN po planifikon të bëhet një parti pas zgjedhjeve lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë