Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka pasur bisedë videokoferenciale me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Siç ka informuar korrespondenti i AIM në Sofje biseda ka qenë e iniciuar nga kryetari i Parlamentit Europian, Sasoli, përcjell Nistori.
Në kumtesën zyrtare të kabinetit të Radevit thuhet se ai ka theksuar që Bullgaria pret rezultate të qëndrueshme në procesin e ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në atë drejtim, më i rëndësishëm është dialogu i drejtpërdrejtë dhe i hapur midis dy vendeve më të afërta në Ballkan, me qëllim që të arrihet përparim i vërtetë.