Presidenti bullgar, Rumen Radev në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian që të ndajë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues, thotë se këto janë logjike.
Radev e definon vendimin e BE-së për fillim të negociatave me Shqipërinë, por jo me Maqedoninë e Veriut, si logjike dhe se Shkupi po shkon në drejtim të kundërt të eurointegrimeve.
“Korniza negociuese e vitit 2022 tregon qartë se kur Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat. Bullgarët në Kushtetutë dhe më pas do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”, u shpreh Radev.
Ndryshe, kryeministri Mickoski tha se që kur ka qenë për vizitë në Bruksel është thënë se Shqipëria do të fillojë negociatat dhe do të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.