Për shkak të gjendjes së sigurisë, MPJ kërkon nga qytetarët e RMV-së të shmangin udhëtimet në Izrael

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e pasur parasysh eskalimin e gjendjes së sigurisë në Izrael, u sugjeron shtetasve të Maqedonisë së Veriut të evitojnë udhëtime në apo transit nëpër atë vend, përcjell Nistori.

    “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet ose kalimin transit nëpër këtë vend. Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të nodhur në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965 ose ndonjë prej numrave SOS të shpallur në faqen e internetit të Ministrisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së

    Disa javë të përleshjeve të dhunshme në Jerusalemin Lindor kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    U dënua me rreth 14 vite burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, eurodeputeti i “Agimit të Artë” ekstradohet në Greqi

    Lajmi i rradhës

    Izraeli bombardoi ndërtesën e medieve Al Jazeera dhe AP në Gaza (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë