Radev: Zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në rezultatet reale nga marrëdhëniet e mira fqinjësore

    Presidenti bullgar Rumen Radev, gjatë takimit me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji dhe shefin e diplomacisë portugeze Augusto Santosh Silva, deklaroi se zgjerimi i BE-së duhet të bazohet  në rezultatet reale nga marrëdhëniet e mira fqinjësore, përcjell Nistori.

    Radev ka theksuar se për Bullgarinë perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së janë prioritet  i padiskutueshëm, duke shtuar se për arritje të rezultateve efikase për vendet-kandidate  për anëtarësim në BE, më i rëndësishëm është dialogu direkt dhe i hapur.

    “Për atë ne duam të shikojmë jo vetëm deklarata, por garancione të qarta për sigurinë tonë nacionale dhe interesat tona nacionale”, tha Radev.

    Lajmi Paraprak

    OBSH: Rekomandime për një dietë të mirë për të rritur dhe fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Kombinimi i qumështit dhe mjaltit janë baza më e fortë për shëndet të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë