Radhë të gjata për pajisje me dokumente personale

    Rrëmujë para sporteleve të MPB-së ku lëshohen pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi, por edhe shtetësi. Qytetarët edhe në temperatura ekstreme vijnë në sportele për të përtëritur dokumentet që kanë skaduar dhe nuk i kanë ripërtërirë për shkak të koronës dhe vendimit për të zgjatur vlefshmërinë e disa prej dokumenteve. Disa nga qytetarët u ankuan se nuk mund të caktonin termin për marrje të pasaportës.

    Qytetare

    “Nuk aplikuam sepse i telefonuam për dy javë të tëra dhe askush nuk na përgjigjej. Tani erdha, pyeta se si mund të marr pasaportë me urgjente, ata vetëm më thanë vetëm përmes telefonit. Tani me siguri do të telefonoj përsëri për dy javë të tjera, Zoti shëndet, ndoshta do t’i marr.

    Tani kur erdhët çfarë ju thanë?

    Ngritën supet si zakonisht në sportelet tona. “Tani do të shkojmë në shtëpi dhe do të kthehemi përsëri”

    Pjesa tjetër e qytetarëve që anketuam thanë se nuk e kishin problem të caktonin një takim, por ata kanë pritur për një kohë të gjatë pasi janë fotografuar për të marrë pasaportat e tyre.

    Qytetar

    “Ka shumë pritje për sa i përket marrjes. Shkoni lart për të parë se çfarë rrëmuje është. Pasaporta është në procedurë. U fotografova dhjetë ditë më parë, tani më thonë do të jetë për një javë”

    Qytetar

    “Kisha problem teknik. Epo, nuk mund të ma merrnin gjurmën e gishtit. “Gjoja unë kam problem me gishtat, dy orë nga një kompjuter në tjetrin, por ishin të sjellshëm”

    Qytetare

    “Unë isha për shtetësinë. Më mbaruan punë menjëherë. Përndryshe, në internet shkruan për pesë ditë pune. Janë të organizuar për dhjetë minuta, mbarohet puna”

    Turmat më të mëdha u krijuan në pjesën ku qytetarët duhet të marrin dokumentet e përfunduara. Në fund të qershorit, një numër i madh i qytetarëve u ankuan se nuk mund të merrnin pasaporta dhe letërnjoftime. U krijuan radhë të mëdha para sporteleve.  Ministria më pas arsyetohej se vonesa ishte për shkak të migrimit të të dhënave në një sistem të ri të instaluar dhe harmonizimin e dokumenteve të reja me emrin e ri kushtetues./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Posta e Shqypnis”, rëndësia që pati gjatë Luftës së Parë Botërore

    Lajmi i rradhës

    Rebelët e Etiopisë pushtojnë qytetin që është në mbrojtje të Unesco-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë