Rebelët e Etiopisë pushtojnë qytetin që është në mbrojtje të Unesco-s

    Rebelët nga rajoni Tigray i Etiopisë kanë marrë kontrollin e qytetit të Lalibela, një vend nën mbrojtjen  trashëgimisë botërore të Unescos në rajonin fqinj Amhara.

    Lalibela, shtëpia e kishave të shekullit të 13 -të të gdhendur nga shkëmbi, është një vend i shenjtë për miliona të krishterë ortodoksë.

    Banorët kanë ikur për shkak të rebelëve, thonë zyrtarët vendas.

    Mijëra njerëz janë vrarë që kur shpërtheu lufta nëntorin e kaluar. Luftimet tani po përhapen në Amhara dhe Afar, një rajon tjetër në kufi me Tigray.

    Miliona njerëz janë zhvendosur gjithashtu.

    Si forcat rebele Tigray ashtu edhe ushtria etiopiane dhe aleatët e saj janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime lufte.

    Lajmi Paraprak

    Radhë të gjata për pajisje me dokumente personale

    Lajmi i rradhës

    Në zgjedhjet e ardhshme lokale, për herë të parë do të votohet me shenjat e gishtave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë