Radiatorët e përdoruesve të BEG-ut janë ende të ftohtë

    Për disa ditë me radhë temperaturat e mëngjesit janë nën 12 gradë, por ngrohje qendrore nuk ka në pjesën më të madhe të Shkupit.

    Mëngjesin e sotëm me radiatorë të ngrohtë janë zgjuar vetëm shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup-Veri, që nuk është pjesë e “Ballkan Energy Group”.

    Bëhet fjalë për rreth 500 amvisëri dhe kompani të vogla që ngrohen nga kjo ngrohtore.

    Drejtori i saj, Kushtrim Ramadani, thotë për Alsat se kanë marrë sasi të caktuar të gazit natyror, por shton se nuk do të mund të mbijetojnë vetë. Ai ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria deri në fund të sezonit të ngrohjes.

    “Ne 1 m3 gaz e blejmë për 125 denarë, dhe e shesim por  65 denarë. Kjo tregon se nuk mund të jemi të qëndrueshëm me këto çmime. Patjetër të ketë mbështetje financiare që të mund të dorëzojmë ngrohje”, tha Kushtrim Ramadani- drejtor i Ngrohtores Shkup-veri.

    Por, Balkan Energy Group duhet të ngrohë pjesën më të madhe të Shkupit. Radiatorët e përdoruesve të tij janë ende të ftohtë.

    Informacionet e Alsat janë se Qeveria ende nuk mund të arrijë marrëveshje me kompaninë Adora, e cila vitin e kaluar bleu ngrohtoret Lindje dhe Perëndim.

    Pronari Vanço Çifliganec që nga ora nëntë e mëngjesit të sotëm është në negociata me Qeverinë, por nga qeveria nuk japin detaje. Informacionet tona janë se Qeveria këmbëngul që ngrohtoret të jepen me qira për nevojat e Termocentraleve Shtetërore – EMV, e cila aplikoi për të marrë biznesin pasi BEG-it i mbaroi licencat këtë verë.

    Por nga Adora i kërkojnë shtetit blerjen e ngrohtoreve. Për momentin nuk ka rrugëdalje nga situata. Në Shkup në BEG janë të lidhura rreth 60 mijë amvisëri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia ende i trajton refugjatët nga Ukraina, si turistë të zakonshëm

    Lajmi i rradhës

    Borissov në kërkim të koalicionit, heq dorë nga posti i kryeministrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë