Rama: Emigracioni, trend europian!

    Parku i  ri i Liqenit të Paskuqanit në afërsi të Tiranës vjen si një vlerë e shtuar për banorët e zonës. Por a do të këtë mjaftueshëm të rinj në vitet e ardhshme për ta frekuentuar?

    Kryeministri Edi Rama e shikon largimin e të rinjve nga vendi jo si një fenomen ekskluzivisht i Shqipërisë, por një trend europian.

    “Është dhe njëkohësisht shumë sipërfaqësore që të thuash largimet e këtyre 30 viteve po vijnë si rezultat i politikës të degjeneruar sepse asnjë lloj politike dhe asnjë lloj skuadre politike dhe ju e dini shumë mirë që unë nuk është se kam ndonjë respekt për ata që ishin përpara nesh dhe s’është për t’i justifikuar, por asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend, nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën edhe që shqiptarët ti mbante këtu që të gjithë”.

    Kryeministri në bashkëbisedimin me të rinjtë e Kamzës u dha këtë argument se përse mendon që trendi largimit të shqiptarëve do të ulet.

    “Unë kurrë nuk do t’i them një të riu që shiko, ti nuk duhet ta mendosh që të provosh fatin tënd, të kapësh majën e botës. Se kjo është gjëja më e natyrshme, por ama kurrë po ashtu nuk do t’i them dot një të riu se këtu s’ka mundësi. Këtu ka mundësi, se po mos kishte mundësi  nuk do kishte plot njerëz që kthehen. Nuk janë aq sa ikin, jemi akoma në një trend ku ikin më shumë sesa kthehen, por jam i sigurt që ky trend do fillojë të ndryshojë dhe koha e ikjeve më shumë sesa kthimeve tanimë po shkon drejt ezaurimit dhe do fillojnë kthimet më shumë sesa ikjet edhe për një arsye tjetër, se andej po bëhet gjithmonë e më vështirë”. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    “Nëse s’nënshkruan, të djegin makinën”: Rrëfimet e punëtorëve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    15 e fëmijëve shtatëvjeçar në Maqedoninë e Veriut janë obezë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë