Rama – gazetares bullgare: Ju jeni një turp, po mbani peng dy vende të tjera të NATO-s (Video)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tij kundër vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut që po mban bllokuar procesin e integrimit edhe për Shqipërinë.

    Gjatë mbërritjes së tij në Bruksel, Rama ka folur me gazetarët dhe në një moment i është drejtuar edhe televizionit shtetëror bullgar BNT 1.

    “Ju jeni rrëmujë djema, jeni një rrëmujë e madhe. Ju jeni një turp!”, i ka thënë Rama gazetares bullgare.

    “Po mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europën, por jo në Bullgari”, u shpreh Rama.

    Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Rama u shpreh se nuk pret që çështja në Bullgari të zgjidhet.

    Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

    Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të diskutohet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Unioni pritej që të hapte bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të vitit 2020. Por, Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën. 

    Lajmi Paraprak

    Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, ‘moment vendimtar’ për BE-në

    Lajmi i rradhës

    Vjena rikthehet si qyteti më i mirë për jetesë në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë