Rama ironizon: Më thonë të pastroj vendstrehimet e Enver Hoxhës, por janë privatizuar nga Saliu

    Kryeministri Edi Rama shprehet se skenari i fillimit të një lufte në Shqipëri, si shkak i konfliktit në Ukrainë, është i largët. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë, ne jemi pjesë e NATO-s, dhe nëse dikush i hapë luftë Shqipërisë, i hap luftë të gjithë aleancës.

    Gjatë një takimi në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar, Rama deklaron se kjo është një përgjigje për të gjithë qytetarët që mund të jenë në panik. Kryeministri tregon se disa qytetarë i kanë shkruajtur në rrjete sociale duke i kërkuar pastrimin dhe vendosjen në gatishmëri të vendstrehimeve të Enver Hoxhës.

    Rama thotë se ato janë privatizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

    “Kam vënë re se në disa vende ka pasur një lloj paniku, hajde të marrim ushqime se do vijë lufta. Nuk funksionon kështu. Ditën që lufta vjen në Shqipëri, domethënë që është mbyllur filmi ynë si botë. Do të thotë se jemi në mes të Luftës së Tretë Botërore. Jemi shumë larg nga kjo imagjinatë, shpresoj dhe besoj. Jemi një vend në një aleancë ushtarake që funksionon mbi parimin, u prek njëri, u prekën të gjithë. Problemi është se Ukraina nuk është. Baza e luftës është kjo që të jetë ose jo. NATO nuk hyn ushtarakisht atje se është në një raport tjetër me Ukrainën. Në çdo vend tjetër, një centimetër, tokë ajër apo det të preket ndaj Shqipërisë nga një fuqi tjetër, aty I është hapur luftë, Amerikës, Anglisë dhe të gjithëve bashkë. Se këtë e kam për ata që thonë pastroni vendstrehimet e shokut Enver. Që përveç të tjerave janë privatizuar. Që i ka privatizuar Saliu. Më falni që ja zura emrin këtu se ishim mire” – tha Rama.

    Lajmi Paraprak

    Momenti ‘Quo Vadis’ i Europës

    Lajmi i rradhës

    Realiteti dhe fantazia, a e bëjnë dot dallimin fëmijët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë