Rama mosbesues ndaj raporteve ndërkombëtare: I besoj vetëm raportit të BE-së

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij sot për raportet e institucioneve ndërkombëtare për ecurinë e vendit duke veçuar Raportit të Progresit të Bashkimi Evropian si më të besueshmin.

    Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama tha se Raporti i Progresit jep fakte jo perceptime.

    “Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100 për qind për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shprehet Rama në një postim në Twitter.

    Rama ka publikuar gjithashtu edhe një statistikë zyrtare e rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Evropës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë.

    Nga të dhënat e bëra publike, Shqipëria rezulton me rritjen më të lartë të mbërritjes së turistëve dhe vizitorëve në Evropë, 66% më shumë në gusht, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019.

    Megjithatë, ai ka shtuar se “këtë pasqyrë dhe as të tjera si kjo, ku reflektohen ndërkombëtarisht fakte e shifra konkrete, jo konkluzione spekullative mbi Shqipërinë bazuar në perceptime e analiza të përcipta, ju nuk do t’i gjeni në shumicën e pasqyrave politiko-mediatike të Shqipërisë.”

    Lajmi Paraprak

    “Kathimerini”: Shqipëria me performacën e dytë turistike më të mirë në botë

    Lajmi i rradhës

    LSDM: VMRO-DPMNE është e lidhur me klubet bullgare në Ohër dhe Manastir

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë