Ramadani: elita maqedonase të mos manipulojë me identitetin, të rinjtë po na ikin

    Njohësi i çështjeve ndërkombëtare dhe ish deputeti Ismet Ramadani, në intervistë për Alsat bëri të ditur se krerët shtetëror duhet të ndërtojnë perspektivë evropiane të shtetit tonë sepse kjo do të ndihmonte në të ardhmen asnjë maqedonas të mos regjistrohet si bullgar dhe të mos ndryshoj shtetësi. Edhe për ata që e kanë marrë shtetësinë bullgare, thotë se nuk e kanë bërë shkaku ekzistencës, por se me të vërtetë ndjehen bullgar, përcjell Nistori.

    “Kemi ardhur në situatë ku 300-400 mijë të rinjë kanë shkuar jashtë Maqedonisë. Në vitet 50-ta, kjo është për maqedonasit, elitën maqedonase që të mos vazhdojnë të manipulojnë popullatën e vet. Në vitet 50-ta në Bullgari kanë qenë të deklaruar 180 mijë maqedonasë, sot në Maqedoni janë deklaruar 200 mijë bullgarë. Thotë dikush për punë e për ekzistencë. Jo, jo, identiteti nuk shitet për ekzistencë, nuk shitet për një jetë luksoze më të mirë sepse të gjithë ata në Bullgari kanë dhënë deklaratë për prejardhjen e tyre dhe identitetin e tyre dhe unë habitem se si elita maqedonase e lëshon një mundësi që sa më shpejtë të integrohet”, deklaroi Ismet Ramadani.

    Ramadani deklaroi se partitë maqedonase gjatë periudhave të ndryshme kanë tentuar të marrin si partner në Qeveri partitë shqiptare me më pak deputet vetëm e vetëm sa për të thënë se ka përfaqësim të shqiptarëve. Përkujton rastin në vitin 2015 dhe 2016 kur VMRO-ja e atëhershme, uli mbështetjen e BDI-së nga 18 në 10 deputetë pasi nuk kishte rezultate.

    “Ne duhet ta kuptojmë se kur partitë maqedonase kanë fitore të thellë dhe e sigurojnë shumicën mbi 60 deputetë me parti të vogla maqedonase, ata ndërtojnë një narracion se nuk kemi nevojë ne për juve në Qeveri, ne e bëjmë edhe vet, sa e dëgjova kryeministrin edhe mbrëmë sikur e tha një fjali të pakuptimtë dhe të papranueshme se unë vendosi 61 t’i bëj, mund të ketë vetëm 4 deputetë shqiptarë, një parti të bëhet pjesë e Qeverisë, bëhen 61 dhe ecin përpara. Ky është një rrëfim që ndërtohet sepse kjo nuk ndodhë vetëm me VLEN-in. Duhet të kujtojmë se VMRO-ja e Gruevskit nga 18 deputetë në vitin 2015-2016, BDI-në e solli në 10 deputetë, pra e harxhoi në ecje sepse kur nuk ecin punët nuk ka rezultate, kur i shtohet edhe çështja e korrupsionit, kriminaliteti, harxhohen partitë. Të njëjtën edhe LSDM-ja, na ka ndodhur edhe neve si PPD edhe pse në kohëra të tjera”, deklaroi ishdeputeti, Ismet Ramadani.

    Lajmi Paraprak

    Në Ohër dhe Strugë mungojnë grupet e organizuara të turistëve, sektori turistik ndien pasojat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë