“Ramazani i fitores dhe çlirimit” – Sirianët shënojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada

    Sirianët kremtojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada pas sundimit të familjes Assad.

    Bashar al-Assad, i cili mori detyrën nga babai i tij Hafez, ishte i fundit i familjes që drejtoi vendin.

    Ai u rrëzua nga një grusht shteti dramatik rebel, i udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në fillim të dhjetorit, shkruan euronews.

    “Ky është Ramazani i fitores dhe çlirimit”, tha Ministri i përkohshëm i Çështjeve Fetare Hussam Haj-Hussein në një deklaratë televizive.

    Udhëheqësi i ri i Sirisë Ahmed al-Shaara i ka siguruar liderët botërorë se ai do të respektojë fetë dhe sektet e shumta të Sirisë dhe nuk do të pengojë liritë personale të askujt apo të imponojë qeverisje fetare mbi publikun.

    Ndryshe, shumica e vendeve në mbarë botën filluan të kremtojnë Ramazanin të shtunën.

    Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik dhe data e fillimit të tij tradicionalisht varet nga shikimi i gjysmëhënës.

    Ata që agjërojnë zakonisht konsumojnë një vakt para agimit të njohur si ‘syfyr’ dhe e ndërpresin agjërimin e tyre pas perëndimit të diellit me një vakt të njohur si ‘iftar’. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Protesta në mbarë ShBA-në edhe kundër Musk – protestuesit brohorasin “Zelensky është hero”

    Lajmi i rradhës

    Andonovski: një pjesë e institucioneve të RMV punojnë me antiviruse që u ka kaluar licenca

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë