Ramiz Merko në listën e zezë amerikane | Aggeler: Populli i Maqedonisë meriton integritet dhe një sistem që do t’i mbajë përgjegjës politikanët

    Pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për shpalljen e Ramiz Merkos si person “non grata”, gjegjësisht futjen në listën e zezë amerikane, ambasadorja amerikane në Shkup Angela P. Aggeler, ka shkruar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë integritet nga politikanët dhe një sistem që do t’u kërkojë përgjegjësi, përcjell Nistori.

    “Populli i Maqedonisë së Veriut meriton integritet nga zyrtarët e tij publik dhe një sistem që do t’i mbajë ata përgjegjës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të thërrasin këdo – pavarësisht pozicionit apo partisë politike – që minon sundimin e ligj, që kërcënon progresin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Aggeler.

    Shtetet e Bashkuara sot caktuan kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, përgjithësisht si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Ndërsa po shërbente si kryetar i komunës së Strugës, Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut.

    Departamenti ka caktuar gjithashtu gruan e Merkos, Shpresën dhe tre fëmijët e rritur, Gencin, Nazmijen dhe Drenushen si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RAMIZ MERKO, “NON GRATA” | ASh: Ky vendim i ShBA kthen shpresën në RMV

    Lajmi i rradhës

    Si të përdorni aloe verën për problemet me lëkurën e fytyrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë