RAPORTI I BERZh: Qeverisja po dobësohet

    Fotografia: Nistori

    Zvetënim i cilësisë së qeverisjes në Maqedoninë e Veriut, tregon raporti për Tranzicionin të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vitin 2022-2023. Që nga viti 2016, BERZH ka vlerësuar progresin në këtë fushë të reformës strukturore mbi bazën e gjashtë cilësive kryesore të ekonomisë së qëndrueshme e tregut, duke parë nëse ekonomitë janë konkurruese, të qeverisur mira, të gjelbra, gjithëpërfshirëse dhe të integruara.

    Shumica e ekonomive të BERZH-it kanë parë rritje modeste të rezultateve të konkurrencës së tyre gjatë vitit të kaluar, falë përmirësimeve të produktivitetit të punës dhe rritjes në përqindje të totalit të eksporteve të shërbimeve që llogaritet për shërbimet e avancuara të biznesit (të tilla si informacioni, shërbimet e telekomunikacionit dhe financiare). Megjithatë, përkeqësime më të vogla janë regjistruar në Jordani, Liban, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqia, kryesisht të drejtuara nga rënia e produktivitetit të punës dhe eksportet e të shërbimeve të avancuara të biznesit.

    Sipas raportit treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.78 pikë që ishte në vitin 2016 në 5.43 pikë në vitin 2021. Ulje për pesë vite shënojnë edhe treguesit e konkurrencës nga 5.33 në 5.22. Lëvdata ka për treguesit e gjelbër, gjithëpërfshirjen dhe integrimin.

    Raporti më tej thekson se në Maqedoninë e Veriut, përkeqësimet vijnë nga rritja e shpenzimeve qeveritare për subvencionet, një rënie në cilësinë e infrastrukturës së transportit dhe një rënie në hyrjen e firmave të reja në treg. BERZH më tej thekson se gjatë vitit të fundit, rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar në shumë ekonomitë në rajonet që mbulon banka të nxitura kryesisht nga të perceptuarit e përkeqësimit të korrupsionit dhe reduktimit të lirisë së shtypit. Disa përmirësime modeste janë vërejtur në Rajonin ÇEB (Republika Çeke dhe Lituania), rajoni i Evropës juglindore (Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) dhe rajoni i BEE (Armenia dhe Moldavia) si rezultat i përputhshmërisë më të madhe me standardet që synojnë trajtimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (standardet AML/CFT) dhe perceptimit më të favorshëm në lidhje me korrupsionin.

    Rezultatet e gjelbra janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në rajonet e Evropës juglindore. Përmirësime të rëndësishme janë vërejtur, për shembull, në Bullgari, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Rumania, kryesisht për shkak të rritjeve në kontributet e përcaktuara në nivel kombëtar (NDC) në kontekstin e Marrëveshjes së Parisit.

    Gjatë periudhës 2016-22, rezultatet e gjelbra janë përmirësuar në shumicën ekonomitë në rajonet e BERZH-it. Këto përmirësime kanë qenë nxitur kryesisht nga reduktimi i emetimeve të GS nga bujqësia dhe ngrohjen e ndërtesave (veçanërisht në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut), marrja më e madhe e energjisë së rinovueshme dhe rritja e NDC-ve dhe NDC-të e synuara.

    Raporti ndër prioritetet kryesore për vendin thekson ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale me kujdes. Përderisa përgjigjet e politikave për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve në një mjedis inflacioni në rritje janë të arsyeshme, duhet pasur kujdes për të shmangur masat jo të targetuara, ose ato që janë të vështira për t’u kthyer. Një strategji fiskale afatmesme e besueshme në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit do të ndihmonte në qeverisjen e vendimmarrjes. Gjithashtu është thelbësor edhe rritja e energjisë së pastër.

    Diversifikimi apo shpërndarja e burimeve të energjisë me energji të pastër do të rriste konkurrencën e eksporteve në kontekstin e çmimeve të larta të importit të energjisë, lidhjeve të forta tregtare me Bashkimin Evropian dhe mekanizmit të ardhshëm të BE-së për rregullimin e kufijve të karbonit. Përmirësimi i ambientit të biznesit do të ndihmonte në çlirimin e potencialit të sektorit privat. Hapat kryesorë që duhet t’u jepet prioritet përfshijnë sistemimin dhe riorganizimin e subvencioneve shtetërore, përveç lidhjes së tyre me rezultatet, adresimit të informalitetit dhe në terma afatgjatë, rinovimit të plotë të sistemit arsimor për të adresuar mospërputhjet e aftësive.

    Krejt në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme është edhe opinioni i udhëheqësve të BERZH, për një ambient të vështirë të qeverive dhe bizneseve për veprim dhe punë në kushte mjaft të vështira.

    Një pandemi globale, bllokime, punë nga shtëpia, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit, moti ekstrem, lufta në Evropë, rritja e çmimeve të gazit, migrimi i detyruar në shkallë masive, inflacion i lartë, barra e borxhit në rritje, ripërtëritje, miqësi… mirëpo kjo nuk ka të ndalur dhe akoma nuk po shteron. Bile akoma është mjaft rraskapitëse edhe lista e ngjarjeve do të ishte mjaftueshëm sfiduese për qeveritë dhe firmat nëse do të shpërndahej një dekadë ose më shumë. E megjithatë, e gjithë kjo ka ndodhur në harkun kohor të vetëm tre viteve, me perspektive për më shumë turbulenca që do të vijnë. Është e qartë se nuk do të ketë kthim prapa “Biznesi si zakonisht” i periudhës para pandemisë.

    Qasja e jonë ndaj punës është revolucionarizuar, ndërsa pushtimi i Ukrainës dhe kriza energjetike që pasoi kanë transformuar të menduarit tonë për energjinë dhe sigurinë ushqimore, duke nxitur një rivlerësim të madh të mënyrës sesi ekonomitë dhe bizneset marrin lëndë të para kritike, pjesët e ndërlikuara dhe komponentat, thotë ekonomistja kryesore e BERZH, Beata Javorçik. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    REFORMAT NË ADMINISTRATË: “Avash avash” drejt Europës!

    Lajmi i rradhës

    VOZITËSIT PA PATENTË SHOFER: Fëmijët po rrezikojnë jetën e këmbësorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë