Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3,404 teste dhe janë regjistruar 13 raste të reja të Covid-19, përcjell Nistori.
Në Tetovë janë regjistruar shtatë raste të reja, ndërsa në Shkup gjashtë. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur. Aktualisht në Prilep është duke u shëruar një i infektuar.
Deri më tani në vend, gjithsej janë kryer 906,529 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur 155,783, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,124, numri i vdekjeve është 5,487 dhe numri i rasteve aktive është 172. /Nistori/