Raporti i GI TOC: Kongo shteti më i kriminalizuar në botë

    Sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar të publikuar për vitin 2020, Serbia mbante vendin e 33-të me 6.21 pikë indeksi, pak më poshtë Rusisë, nga 193 shtete anëtare të OKB-së, dhe mbi të gjitha vendet e tjera evropiane.

    “Raporti i Iniciativës Globale kundër krimit të organizuar transnacional (GI-TOC) është rezultat i një përpjekjeje dyvjeçare për të vlerësuar nivelet e krimit dhe qëndrueshmërisë në të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së”, thuhej në faqen e internetit, shkruajnë mediat serbe.

    Kongo, me 7.75 dhe Kolumbia me 7.66 pikë indeksi, zunë dy vendet e para.

    Mali i Zi zuri pozicionin e 45 -të me gjashtë pikë indeksi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ishte e 49-ta me 5.89 pikë indeksi.

    GI-TOC tha se shpresonte të ndihmonte në informimin e një përgjigje të vërtetë globale ndaj kërcënimit të përhapur të krimit të organizuar transnacional përmes të dhënave të tij.

    “Krimi i organizuar është një plagë që prek vendet në çdo cep të globit, nga shtetet e vogla ishullore deri te superfuqitë e mëdha ekonomike, dhe është një shtytës themelor i shumë sfidave të mëdha gjeopolitike, përfshirë konfliktin, paqëndrueshmërinë politike dhe migrimin e detyruar”.

    GI-TOC gjithashtu tha se për shkak të “natyrës së tij klandestine, megjithatë, shpesh pak dihet se si funksionon krimi i organizuar në secilin vend”. /Syri.net/

    Lajmi Paraprak

    ‘Shkencëtarë, mjaft torturuat kafshët, bëni eksperimentet mbi politikanët’

    Lajmi i rradhës

    Thesari i braktisur! Në Kaliforni gjenden disa makina “Porsche 928”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë