RAPORTI I KE | LEN: secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët

    Komunikata e plotë e Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) për Nistorin:

    Pas publikimit të raportin të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin euro integruese, por edhe pas analizës së bërë dhe vlerësimit të situatës aktuale në raport me integrimin në BE, Lidhja Europiane për Ndryshim konkludon se:

    • Vërejtjet dramatike në fushat themelore të mungesës së progresit na bindin se nuk ka BE me BDI-në në pushtet!

    • Ky është raporti më i keq i Komisionit Evropian që ka marrë Maqedonia e Veriut kurdoherë. Në vend të progresit, raporti ka regjistruar regres, gjë që është tejet shqetësuese.

    Duke i marrë parasysh rreziqet dhe pasojat që burojnë nga kjo gjendje e regresit në raport me perspektivat europiane të Maqedonisë së Veriut, ne besojmë se është e nevojshme që menjëherë dhe pa vonesë të ndërmerren hapat e mëposhtëm:

    1. Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenat Lloga. Kjo duhet të bëhet si akt i përgjegjësisë politike dhe si shenjë e mirë për aleatët tanë ndërkombëtarë se vërejtjet e tyre janë marrë shumë seriozisht nga shteti ynë.

    2. Тë shpërndahet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku. Secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët.

    3. Ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Ne jemi në dispozicion të plotë me të gjithë ekspertët tanë juridikë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për reforma rrënjësore, që kështu të garantojmë shtet të
    së drejtës.

    Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, ne do ta rishqyrtojmë edhe mbështetjen tonë për ndryshime kushtetuese në këtë mandat të Kuvendit. Nuk përjashtohet as ngrirja e plotë e kësaj mbështetjeje derisa ata janë në pushtet.

    Nëse qeveria dëshiron ta injorojë Raportin dhe përgjegjësinë t’ia lë opozitës, atëherë prej saj nuk mund të presim që ajo të organizojë as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkaq shkeljet e procesit zgjedhor do ta largojnë edhe më shumë vendin tonë nga BE-ja.

    Sot është koha për veprim konkret dhe jo për deklarata boshe. Nëse këto konkluzione të Lidhjes Europiane për Ndryshim shpërfillen, ne e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa edhe më radikalë demokratikë. Askush nuk është mbi përcaktimin strategjik të shtetit dhe mbi interesat e qytetarëve!

    Lajmi Paraprak

    Kasami: synimi i LEN është të fitojë zgjedhjet dhe të sjellë ndryshime

    Lajmi i rradhës

    Mbeti pa karburant, spitali Al-Shifa pezullon punën – vdes një foshnje në inkubator

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë