Raporti i TI | Lëvizja Besa: Mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit nga ana e Qeverisë

    Sipas Lëvizjes Besa, raporti i “Transparency International”, ka ngritur shqetësimin mbi indeksin e korrupsionit për Maqedoninë e Veriut, duke u radhitur në vendin e 85 në botë për luftim të korrupsionit nga 180 vende në botë, përcjell Nistori.

    “Sipas raportit, Maqedonia e Veriut shumë ngadal po bën hapa në luftimin e korrupsionit në të gjitha sferat. Edhe pse Qeveria e vendit dikur mburrej me këto shifra, tani as nuk e komenton fare, duke pranuar në heshtje dështimin e saj për depolitizimin e institucionëve, luftimin e korrupsionit, administrate më efikase si dhe gjyqësor të pavarur. Lëvizja Besa ngrit shqetësimin e saj se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe se ne si shtet akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor si dhe vjedhje në çdo institucion shtetëror.”, thonë nga Besa.

    Sipas raportit, Besa thotë se në këtë drejtim janë bërë shumë pak lëvizje dhe se anëtarsimi i vendit, përmbushja e gjitha reformave është detyra kryesore e një vendi që pretendon në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe europiane. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Studimi: Shqiptarët nuk besojnë tek institucionet

    Lajmi i rradhës

    Vendimi i Strasburgut për shfuqizimin e dënimeve nga Ivanovi do të shpallet më 16 shkurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë